Maradona telashe në aeroport, përdor pasaportë të falsifikuar (Foto)

  • 29 August 2016 - 14:43
Maradona telashe në aeroport, përdor pasaportë të falsifikuar (Foto)

Ish-futbollisti i njohur Diego Maradona është sërish në qendër të vëmendjes pasi nuk është lejuar të udhëtojë për në Dubai për shkak të përdorimit fals të një pasaporte.

Fillimisht ishte partnerja e tij, Rocio Oliva ajo e cila kaloi kontrollet rutinore ndërsa kur vjen radha e Maradonës është konstatuar se ai po përdorte një pasaportë të vjedhur.

Ende nuk dihet shkaku pse ish-trajneri i Argjentinës kreu këtë veprim me të cilën mund të shoqërohej në komisariat, shkruan ‘lanacion’.

Menjëherë pas situatës së sikletshme numri 10 i Napolit hoqi dorë nga udhëtimi duke u larguar i nxehur nga aeroporti ‘Buenos Aires’.

Në orët e ardhshme pritet një deklaratë zyrtare e ish-futbollistit për të sqaruar atë çfarë ka ndodhur.

Screenshot_10

(Kosova Sot)