Zyrtare: Valdet Rama bëhet me skuadër të re

  • 29 August 2016 - 16:31
Zyrtare: Valdet Rama bëhet me skuadër të re

Mesfushori kosovar, Valdet Rama është transferuar te skuadra gjermane e Wuzburger Kickers. E cila militon në Bundesligën 2.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri i kësaj skuadre, Bernd Hollerbach i cili nuk bëri me dije detaje të kësaj marrëveshjeje.

“Jam i vetëdijshëm për aftësitë e tij. Është një futbollist që mund të luajë në disa pozicione, si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë. Është një futbollist trim i cili sjellë shumë ritëm. Besoj që do të na ndihmojë shumë në arritjen e objektivave”, deklaroi Hollerbach.

(Kosova Sot)