Kështu ndryshon formacioni i Kosovës me ardhjen e Besart Berishës (Foto)

  • 29 August 2016 - 17:31
Kështu ndryshon formacioni i Kosovës me ardhjen e Besart Berishës (Foto)

Besart Berisha është prurja e fundit e Përfaqësueses së Kosovës.

Sulmuesi 31 vjeçar, ka bërë sakrificë të madhe për t’iu bashkuar Kosovës, në kualifikimet e para për Kampionatin Botërorë.

Berisha që aktivizohet në Australi te skuadra e Melbourne Victory, ka hequr dorë nga shtetësia gjermane, për Kosovën.

Me ardhjen e Berishës, konkurrenca në fazën e sulmit të trajnerit Albert Bunjaki është rritur dukshëm, dhe për sigurimin e një vendi të titullarit, i pret punë e madhe të gjithë lojtarët.

Në rrjetet sociale sot ka qarkulluar një fotografi që tregon se si mund të duket formacioni i Përfaqësueses së Kosovës.

Kosovës po ashtu i është bashkuar edhe Milot Rashica, Alban Meha, Herolind Shala, Adrian Ismaili, Arbër Zeneli, Valon Berisha e Sinan Bytyqi.

(Kosova Sot)