Ajeti largohet nga Torino, por mbetet në Serie A? (Foto)

  • 31 August 2016 - 14:40
Ajeti largohet nga Torino, por mbetet në Serie A? (Foto)

Arlind Ajeti, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, mund të ndërroj skuadrën para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Ai mund të transferohet te Pescara.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Pescaras, i ka hedhur sytë nga Torino për të përforcuar mbrojtjen e skuadrës.

Klubi nga Serie A, ku luajnë edhe Ledian Memushaj me Rey Manajn, i ka kërkuar fillimisht Torinos Cesare Bovo, por ka marrë përgjigje negative, ndaj vëmendja tashmë ka kaluar nga shqiptari Ajeti.

Në orët e fundit të afatit kalimtar, Pescara do të bëjë çmos që të afrojë Ajetin, por vështirë se Torino do të pranojë ofertat për të.

Ajeti u transferua këtë verë nga Frozinone te Torino dhe trajneri Sinisa Mihajloviç e cilëson si të rëndësishëm për ekipin mbrojtësin shqiptar, i cili nuk ka bërë ende debutimin zyrtar për shkak dëmtimi.

(Kosova Sot)