Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Jovetic

  • 31 August 2016 - 17:08
Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Jovetic

Stevan Jovetic nuk do të largohet nga Interi, kështu ka thënë drejtori sportiv i klubit Piero Ausilio

Gjatë ditës së sotme, që është edhe dita e fundit e afatit kalimtar veror, u raportua se Stevan Jovetić mund të transferohet te rivali i Interit, Milani.

Gjitha këto i ka hedhur poshtë drejtori sportiv i klubit, Piero Ausilio, i cili ka thënë se sulmuesi malazez do të qëndrojë në ‘Guisseppe Meazza’.

“Jovetic mbetet lojtar i Interit”, ka thënë Piero Ausilio.

(Kosova Sot)