Përplasja Ronaldo-Zidane, ky ishte debati i ashpër i portugezit (Video)

  • 26 September 2016 - 11:37
Përplasja Ronaldo-Zidane, ky ishte debati i ashpër i portugezit (Video)

Cristiano Ronaldo nuk e ka mirëpritur aspak vendimin e Zinedine Zidane për ta zëvëndësuar atë në ndeshjen ndaj Las Palmas. 

Trajneri francez e nxori Ronaldon nga loja në minutën e 72-të. Ky vendim nuk u mirëprit nga Ronaldo, gjë e cila shihej qartë në fytyren e tij. 

Mes tij dhe Zizu pati disa shkëmbime fjalësh gjersa nga banka rezervë Ronaldo e adresoi edhe një sharje me nënë.

"Unë jam i zhgënjyer me ty" i ka thënë CR7 trajnerit francez duke dalur nga fusha. "Qetësohu Cris, të duhet pak pushim, do të luani 90 minuta ndaj Dortmundit" ka qenë përgjigja e Zidane.

(Kosova Sot)