Manaj: Nuk jam Messi apo Ronaldo

  • 26 September 2016 - 12:34
Manaj: Nuk jam Messi apo Ronaldo

Talenti shqiptar që luan me Pescarën Rei Manaj nuk e cilëson veten një talent individualist, ashtu siç është Messi apo Ronaldo.

Në një deklaratë për mediat italiane, Manaj është shprehur i lumtur për golin e shënuar dhe barazimin 1-1 të skuadrës së tij kundër Genoas.

“Jam i lumtur që morëm një pikë në një transferte jo edhe aq të lehtë. Duhet të luajmë ndeshjen e radhës me shpirtin e garës të pjesës së dytë për të arritur nje fitore para tifozëve tanë. Pse nuk luaj titullar? Unë jam në dispozicion të trajnerit dhe skuadrës. Nuk jam as Messi e as Cristiano Ronaldo që marrin topin dhe bëjnë gol të vetëm, unë kam nevojë për shokët e skuadrës”, u shpreh Manaj.

(Kosova Sot)