Zbulohet arsyeja e formës së dobët të Ronaldos këtë sezon

  • 26 September 2016 - 17:22
Zbulohet arsyeja e formës së dobët të Ronaldos këtë sezon

Cristiano Ronaldo e ka nisur shumë keq edicionin e tij të ri me Real Madridin.

Ylli Portugez po kalon momente të vështira në fillim të këtij edicioni me skuadrën e tij, Real Madrid.

Ai në katër ndeshja sa ka luajtur këtë edicion, ka shënuar vetëm dy gola, një në Ligën e Kampionëve kundër Sportingut dhe një në La Liga kundër Osasunas.

Ai madje në barazimin e fundit kundër Las Palmas 2:2, u zëvendësua në minutën e 72’ dhe kjo nuk i pëlqej aspak portugezit.

Por, arsyeja e vërtetë e kësaj forme të dobët besohet të jetë gjuri i tij i majtë, të cilin e ka dëmtuar në finalen e Kampionatit Evropian kundër Francës.

“AS” shkruan se, Ronaldo ende nuk është 100 për qind i gatshëm, pavarësisht fjalëve të trajnerit.

(Kosova Sot)