Portieri i Dortmundit: Kundër Realit realizoj ëndrrën fëmijërore

  • 26 September 2016 - 20:04
Portieri i Dortmundit: Kundër Realit realizoj ëndrrën fëmijërore

Roman Burki do të realizojë të martën ëndrrën fëmijërore – duke luajtur kundër Real Madridit

Portieri i Borussia Dortmundit, Roman Burki, duket në qiellin e shtatë që të martën mbrëma do të luajë kundër Real Madridit.

Në konferencën për media para kësaj sfide, e vlefshme për Grupin F në Ligën e Kampionëve, Burki ka thënë se si fëmijë ka ëndërruar që të luajë ndaj ‘Los Blancos’.

“Jam shumë i lumtur që do të luajmë kundër Real Madridit. Si fëmijë ju ëndërroni që të luani kundër një ekipi siç është Real Madridi, kjo ëndërr po bëhet realitet”, ka thënë 25 vjeçari para kësaj sfide.

(Kosova Sot)