Tuchel: Reali është tjetër skuadër pa këtë lojtar

  • 26 September 2016 - 21:57
Tuchel: Reali është tjetër skuadër pa këtë lojtar

Tuchel mendon se Real Madridi është duke e ndjerë mungesën e Casemiros

Trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, mendon se Real Madridit është duke i munguar mesfushori brazilian, Casemiro.

Trajneri gjerman beson se Casemiro i jep shumë skuadrës së Zidane dhe ndoshta edhe për shkak të mungesës së tij Reali ka regjistruar dy barazime në dy ndeshjet e fundit.

“Lëndimi i Casemiros është një humbje e madhe për Realin. Ai vetëm vrapon dhe kurrë nuk dorëzohet”, tha Tuchel.

“Nuk jam i sigurt nëse Casemiro i mungoi shumë Realit në dy ndeshjet e fundit që barazuan, por ai është shumë i rëndësishëm prapa dhe përpara. Më pëlqen shumë”, shtoi ai.

(Kosova Sot)