Chicharito: Kam kaluar muaj të vështira në Real Madrid

  • 27 September 2016 - 13:47
Chicharito: Kam kaluar muaj të vështira në Real Madrid

avier Hernandez, sulmuesi i Bayer Leverkusenit, ka zbuluar se ka kaluar muaj të vështirë në Real Madrid

Reprezentuesi i Meksikës, Javier Hernandez ka zbuluar se gjatë kohës sa ishte në Real Madridi kishte kaluar momente të vështira.

Chicharito ishte i huazuar te Los Balncos nga Manchester Unitedi në sezonin 2014/2015.

Por, pas aventurës në Santiago Bernabeu meksikani u transferua te Bayer Leverkusen, ku edhe po shkëlqen.

 "Unë jam duke luajtur më shumë dhe jam i lumtur. Kam pasur pak mundësi në Madrid, ishin dy periudha shumë të vështira. Në pjesën e parë nuk kam pasur pothuajse asnjë shans, kurse në periudhën e dytë jam përgjigjur për besimin që më kanë dhënë”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot)