Interi i shpëton penalizmit të UEFA-s

  • 28 September 2016 - 13:49
Interi i shpëton penalizmit të UEFA-s

Drejtuesit e skuadrës së Interit kanë përmirësuar bilancin financiar duke evituar në këtë mënyrë penalizmin nga UEFA.

Asambleja e aksionerëve miratoi financat e klubit, me zikaltërit që kanë bërë hapa përpara përsa i takojnë shifrave në krahasim me sezonet e kaluara.

Në kuadër të rregullave të “fair play-t financiar” vitin e kaluar zikaltërit kanë pasur një bilanc negativ prej 141 milionë euro humbje, ndërsa ditën e sotme ka shkuar 50-60 milionë euro.

Plani 5-vjeçar financiar i hartuar nga pronarët e rinj të klubit, ka nisur të japë efektet e para pozitive.

Vetëm në harkun e një viti, Interi është kthyer në rrugën e duhur, për të qenë komform rregullave të vendosura nga UEFA, për të evituar të tjera gjoba financiare. Nëse humbjet mbeten në kuotën e 30 milionë eurove, zikaltërit nuk do të penalizohen me 7 milionë euro dhe mund të synojnë të barazojnë bilancin deri më datë 30 Qershor.

(Kosova Sot)