Kaka nuk e harron Milanin, ka një mesazh për Berlusconin

  • 29 September 2016 - 13:53
Kaka nuk e harron Milanin, ka një mesazh për Berlusconin

Mesfushori i Orlando City, Leite Kaka ka uruar presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi në ditëlindjen e tij të 80-të.

“Dua të falënderoj presidentin për të gjitha që i ka bërë për mua dhe për Milanin. Nëse ekipi ka historinë e tij, është një meritë e madhe e tij. Shumë urime për Silvio Berlusconin”, deklaroi Kaka për “Calciomercato.it”.

Kujtojmë që Kaka luajti me Milanin gjatë sezoneve 2003-2009 dhe 2013-14.

(Kosova Sot)