UEFA dënon Legian e Varshavës

  • 29 September 2016 - 14:55
UEFA dënon Legian e Varshavës

Institucioni i futbolli europian (UEFA) sot ka marrë një vendim për të dënuar Legian e Varshavës për shkak të dhunës në shkallët e stadiumit.

Para dy javësh pamjet filmike bënë xhiron e botës në rrjetet sociale pasi policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të neutralizuar agresorët.

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës ka dënuar Legian të luajë një ndeshje me dyer të mbyllura dhe të paguajë një gjobë prej 80.000 eurosh.

Legia do vuajë dënimin në ndeshjen e katërt në grupe, kur më 2 nëntor do presë gjigantët e Real Madridit.

Klubi polak ka paralajmëruar apelim urgjent, duke theksuar bashkëpunimin e saj me policinë për evidentimin e autorëve të ngjarjes.

(Kosova Sot)