Ramsey humb edhe ndeshjet me kombëtaren

  • 29 September 2016 - 15:04
Ramsey humb edhe ndeshjet me kombëtaren

Aaron Ramsey nuk është paraqitur qysh prej javës së parë të Ligës Premier.

Mesfushori uellsian pësoi një dëmtim në sfidën kundër skuadrës së Liverpoolit dhe prej asaj kohe nuk u paraqit asnjë minutë për Gunners.

Uellsiani do të mungoj edhe dy ndeshjet kualifikuese të përfaqësueses së Uellsit ndaj Austrisë dhe Gjeorgjisë.

Ramsey pritet të rikthehet pas këtyre ndeshjeve të përfaqësueseve. 

(Kosova Sot)