De Biasi “tallet” me portierin zviceran (Video)

  • 29 September 2016 - 16:17
De Biasi “tallet” me portierin zviceran (Video)

Portieri i përfaqësueses së Zvicrës, Jan Zomer ishte përgjegjësi kryesor i humbjes së Borusia Mynshengladbahun përballë Barcelonës.

Mbrëmjen e djeshme Zomer bëri një gabim fatal ndërsa trajneri i Kombëtares shqiptare Gani de Biasi ka thënë se do të ishte më mirë që këtë gabim portieri zviceran ta bënte në ndeshjen e 11 qershorit kundër Shqipërisë në ‘Euro 2016’.

“Nuk jemi mësuar të shohim gjëra të tilla nga portieri i kombëtares së Zvicrës”, komenti i drejtuesit të programit. Dhe përgjigjja e De Biasit: “Unë do të kisha dashur ta shihja në Europian në ndeshjen ndaj nesh”.

Kujtojmë që kundër Shqipërisë, Zomer ishte lojtari më i Zvicrës pasi bëri disa pritje shpëtimtare.

(Kosova Sot)