Zyrtare: Arbnor Fejzullahi vendos përfundimisht të ardhmen

  • 30 September 2016 - 14:03
Zyrtare: Arbnor Fejzullahi vendos përfundimisht të ardhmen

Mund të cilësohet si marrëveshja më e bujshme e Partizanit, pasi ditën e sotme mbrojtësi Arbnor Fejzullahi shuan të gjitha spekulimet dhe i premton besnikëri të kuqve.

Pas zërave më të fundit rreth pakënaqësive me trajnerin Sormani, prej mosaktivizimit në derbin me Tiranën, mbrojtësi ka rinovuar kontratën me Partizanin.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kryeqytetas i cili theksoi se bashkëpunimi ndërmjet palëve do të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm, me kontratën e re që përfundon në vitin 2018.

Ky është sezoni i tretë që mbrojtësi nga Presheva po luan me klubin kryeqytetas, falë paraqitjeve me të cilin ka arritur të regjistrojë edhe një ndeshje në Kombëtaren shqiptare.

Screenshot_18

(Kosova Sot)