De Biasi fton yllin kosovar për dy ndeshjet e tetorit

  • 30 September 2016 - 14:54
De Biasi fton yllin kosovar për dy ndeshjet e tetorit

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka ftuar mesfushorin kosovar, Eros Grezda i cili aktivizohet me skuadrën kroate, Lokomotiva Zagreb.

Lajmi është konfirmuar nga klubi kroat, ndërsa Grezda do të jetë për herë të parë pjesë e Kombëtares shqiptare të drejtuar nga De Biasi pasi më parë është aktivizuar me Shqipërinë U21.

“Me krenari njoftojmë se Eros Grezda, deri tani pjesë e Shqipërisë U-21, është thirrur për herë të parë nga ekipi A i Shqipërisë për ndeshjet kundër Lihtenshteinit dhe Spanjës”, thuhet në postimin e Lokomotivës.

Screenshot_20

(Kosova Sot)