Rashford: Ronaldo është shembull për mua

  • 30 September 2016 - 22:43
Rashford: Ronaldo është shembull për mua

Marcus Rashford dëshiron t’i ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos

Talenti i ri i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka thënë se ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo, është një shembull për të gjithë dhe se do të tentojë të shkojë hapave të tij me ekipin nga ‘Old Trafford’

“Për shumë vite me radhë Ronaldo është shembull për të tjerët”, tha Rashford për Sky Sports.

“Kudo që e vendosni atë në sulm, ai do të jetë i frikshëm dhe kundërshtarët do të dridhen para tij. Kjo është çfarë unë dua, që të jem gjithmonë kërcënim për kundërshtarët pasi në këtë mënyrë do të zhvillohem më shumë si lojtar”, shtoi talenti i ri i ‘Djajve të Kuq’. 

(Kosova Sot)