Valencia – Barcelona, ndeshje e veçantë për Neymarin (Foto)

  • 21 October 2016 - 10:06
Valencia – Barcelona, ndeshje e veçantë për Neymarin (Foto)

Ndeshja mes Valencisë dhe Barcelonës, e cila do të luhet të shtunën, do të jetë e veçantë për Neymarin

Sulmuesi Brazilian në këtë ndeshje do të regjistroj paraqitjen e 100 në fanellën e Barcelonës,që prej transferimit nga Santos në vitin 2013.

Ai në 99 paraqitjet e zhvilluara deri më tani me Kampionin e Spanjës ka realizuar 59 gola, shkruan Mundo Deportivo.

(Kosova Sot)