Mourinho, specialist për ta shpëtuar veten (Foto)

  • 24 October 2016 - 12:44
Mourinho, specialist për ta shpëtuar veten (Foto)

Manchester Unitedi u turpërua në "Stamford Bridge", por Jose Mourinho ka qetësuar tifozët, duke thënë se janë vetëm pesë pikë larg zonës Champions.

Chelsea ka mposhtur ekipin e Jose Mourinhos 4:0 në xhiron e nëntë në Premierligë. 

Trajneri i Manchester United kërkon të harrohet sa më parë kjo ndeshje, teksa tha se ekipi i tij nuk është keq në renditje.

“Ishte një ditë kur ju i bëni favore kundërshtarit, duke mos bërë asgjë në ndeshje. Bëmë gabime në mbrojtje, bëmë gabime individuale dhe në fund paguam për këtë”, tha Mou.

“Nuk morëm asnjë pikë, humbëm tri pikë. Jemi gjashtë pikë prapa liderit, pesë nga top-katërshja, kështu që duhet të vazhdojmë të fitojmë. Kemi nevojë për pikë, duhet të fitojmë ndeshje – nuk do të jetë e lehtë”, deklaroi Mourinho.

(Kosova Sot)