Shokohen tifozët e Unitedit. Mourinho ia jep vizën këtij super lojtari

  • 25 October 2016 - 11:44
Shokohen tifozët e Unitedit. Mourinho ia jep vizën këtij super lojtari

Wayne Rooney është këshilluar nga Jose Mourinho se duhet të largohet nga Manchester United.
Jose Mourinho ka njoftuar Wayne Rooneyn se duhet të largohet nga Manchester United nëse dëshiron të luajë vazhdimisht në formacionin bazë, ka njoftuar “The Sun”.
Rooney, 31-vjeç, ka përfunduar në bankën e rezervistëve në “Old Trafford” dhe spekulohet se nuk zë vend në planet e Mourinhos.

Rooney mungoi në humbjen e “Red Devils” nga Chelsea me rezultat 4:0 për sjkak të një lëndimi.

Por, ai ishte rezervist në tri ballafaqimet paraprake në Premierligë kundër Leicester City, Stoke City dhe Liverpool.

Tani, Mourinho raportohet se ka kërkuar nga Rooney që të gjejë një klub të ri, nëse dëshiron të luajë vazhdimisht.

(Kosova Sot)

roneyy