Xavi sulmon ashpër Mourinhon

  • 25 October 2016 - 12:31
Xavi sulmon ashpër Mourinhon

Ish-futbollisti i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk ka kursyer kritikat për Jose Mourinhon i cili sipas tij është një trajner që kërkon të krijojë vazhdimisht probleme.

Në një intervistë për “Goal.com”, Xavi thekson se Mourinho vazhdimisht është një trajner që kërkon të luftojë dhe jo të luajë futboll.

“Ndonjëherë kur gjërat nuk shkojnë mirë për Mourinhon, ai dëshiron të ndezë luftë dhe jo të përballet në futboll, ashtu ndodhte edhe kur ishte pjesë e Chelseas, Real Madridit dhe tashmë Manchester United. Është një trajner që e kërkon gjithmonë polemikën kjo u pa edhe në fjalët që i tha Contes pas humbjes 4-0 ndaj Chelseas”, u shpreh Xavi.

(Kosova Sot)