Eric Bailly nuk luan më këtë vit

  • 25 October 2016 - 20:18
Eric Bailly nuk luan më këtë vit

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly, ka njoftuar se nuk do të luajë për dy muaj, si pasojë e lëndimit të ligamentit të gjurit.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë u lëndua në humbjen prej 4-0 nga Chelsea në fundjavë.

Pas ndeshjes, Jose Mourinho pranoi se ka frikë se dëmtimi është shumë serioz, ndërsa kjo frikë u konfirmua të martën, me ç’rast është bërë e ditur se nuk mund të luajë deri në fund të vitit.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për të gjitha mesazhet mbështetëse që kam pranuar që nga lëndimi”.

“Shpresoj që të mund të luaj sërish për Unitedin dhe ‘Elefantët’ më herët se dy muaj, me vullnetin e Zotit. Faleminderit që gjithmonë më jeni gjetur pranë”, ka shkruar Bailly në rrjetet sociale.

(Kosova Sot)