Wolfsburg i bie pishman që ka shitur De Bruynen dhe Perisicin

  • 26 October 2016 - 17:25
Wolfsburg i bie pishman që ka shitur De Bruynen dhe Perisicin

Klaus Allofs, drejtori sportiv i Wolfsburg, është pishman që klubi ka shitur dy yjet e skuadrës, Kevin De Bruyne dhe Ivan Perisic

Ekipi nga Bundesliga në verën e vitit 2015 vendosi që De Bruyne ta shes në Manchester United, derisa Perisicin në Inter.

Drejtori sportiv i Wolfsburg, Klaus Allofs mendon se shitja e këtyre yjeve i ka kushtuar klubit me rënie të madhe në renditjen tabelore në Bundesligë

"Ishte vendim i drejtë për të shitur De Bruyne dhe Perisic nga pikëpamja e biznesit, edhe pse ne e dinim se do të humbni shumë në cilësi”, ka deklaruar ai për Bild.

"Në letër, ne të kemi rikthyer këtë cilësi me disa nënshkrime që kemi bërë, por këto transferime nuk na kanë dal si kemi pritur. Mund të them se kemi dështuar për të zëvendësuar De Bruyne dhe Perisicin”, përfundoi ai.

(Kosova Sot)