Guardiola i thotë tung Agueros, ja ku do të transferohet argjentinasi

  • 27 October 2016 - 14:10
Guardiola i thotë tung Agueros, ja ku do të transferohet argjentinasi

Sergio Aguero mund të largohet nga Manchester City, por do të mbetet në Premierligë.
Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë të gatshme të shfrytëzojnë pakënaqësinë e Sergio Agueros në Manchester City, për transferimin e tij, ka bërë të ditur “Don Balon”.

Sulmuesi argjentinas ka probleme me menaxherin Pep Guardiola i cili e la në bankën e rezervistëve për duelet ndaj Barcelonës dhe Evertonit.

Tri klubet nga Premierliga janë të gatshme të zhvillojnë betejë për transferimin e tij.

Chelsea dhe Arsenal janë në pozitë më të mirë se sa Tottenham per të siguruar shërbimet e tij.

(Kosova Sot)