Presidenti i klubit italian: Ja sa paguaja për të blerë një ndeshje

  • 29 June 2015 - 15:14
Presidenti i klubit italian: Ja sa paguaja për të blerë një ndeshje

Skandali më i fundit që përfshiu futbollin italian ka të bëjë me blerjen e ndeshjeve nga presidenti i Katanias, Antonino Pulvirenti.

Ai akuzohet për blerjen e disa ndeshjeve në Serinë B.

Por edhe vetë Pulvirenti e ka pranuar se ka blerë ndeshje.

Ai thotë se i ka blerë që skuadra e tij të mos binte nga kategoria.

“Kam blerë disa ndeshje, rreth 5 të tilla. Disa për të fituar para dhe një prej tyre për të shpëtuar klubin tim nga rënia nga kategoria. Kam paguar 100 mijë euro për një ndeshje”, rrëfen Pulvirenti.