Ibrahimoviç, gati ta godiste Guardiolën

  • 30 June 2015 - 13:08
Ibrahimoviç, gati ta godiste Guardiolën

Kandidati për president i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka bërë të ditur se menaxheri i Zlatan Ibrahimoviçit i ka thënë se sulmuesi mund ta godet Pep Guardiolën.

Reprezentuesi suedez pati raport të tensionuar me trajnerin e atëhershëm të gjigantit katalan, gjatë edicionit 2009-10.

Mino Raiola, menaxher i Ibrahimoviçit e ka njoftuar Bartomeun për telashet mes sulmuesit dhe trajnerit.

“E njoh shumë mirë menaxherin Mino Raiola. Kam bashkëpunuar me të më 2010 për Zlatan Ibrahimoviçin”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

“Jam takuar shumë herë me të. Në një rast ai më tha: ‘Ibra do ta godet Guardiolin në një prej këtyre ditëve’. Mino është shumë miqësor dhe person mjaft argëtues, por duhet t’ia shikoni xhepat. Ai përfiton shumë. Ai është specialist në transferimet e futbollistëve”, u shpreh Bartomeu.