Feston golin me motorsharrë (Video)

  • 30 June 2015 - 15:11
 Feston golin me motorsharrë (Video)

Kemi parë futbollistë që festojnë në forma të ndryshme. Ka nga ata që ecin me duar. Kërcimi sigurisht që është bërë një traditë më vete. Madje, ka patur edhe futbollistë që i kanë propozuar të dashurës për martesë pas shënimit të një goli.

Por asnjëherë më parë nuk kemi parë një lojtar, i cili merr një motosharrë dhe fillon të presë dru, menjëherë pas shënimit të një goli, transmeton albeu.

Këtë veprim të pazakontë e ka bërë lojtari i Portland Timbers, Fanendo Adi, në kampionatin amerikane të futbollit, MLS, pasi shënoi dy herë në portën e Seattle Sounders. Sulmuesi nigerian arriti të shënonte madje dy herë brenda dy minutave, kur ndeshja ishte në barazim 1-1 dhe kjo solli edhe shpërthimin e tij. Takimi përfundoi 4-1 në favor të skuadrës së Portland.

Por pyetja më e zakonshme do të ishte, ku u gjend motosharra në stadium? Shumë e drejtë. Por vetë skuadra e ka marrë emrin Timbers referuar zonës së Portlandit, aty ku është shumë e zhvilluar industria e drurit.

Për këtë arsye, edhe maskoti i skuadrës është një druvar, me motosharrë, i quajtur Timber Joey. Këtë herë, futbollisti thjesht ka imituar druvarin me gjestin e tij të pazakontë.