Evertoni pas dy futbollistëve shqiptarë

  • 01 July 2015 - 09:03
Evertoni pas dy futbollistëve shqiptarë

Skuadra e Ligës Premiere, Everton, pas interesimit për Adnan Januzajn, po shpreh interes për një tjetër futbollist shqiptar. Fjala është për futbollistin kosovar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqirin, ku sipas  medieve angleze, Evertoni shumë shpejt do ta dërgojë ofertën zyrtare drejt Interit. Pozita aktuale e Shaqirit te skuadra italiane Interi nuk është aspak e mirë, andaj një ofertë e majme e klubit anglez do të ishte e parefuzueshme për klubin italian, sidomos pas goditjeve të fundit të zikaltërve në afatin kalimtar të verës. Gjithsesi, Shaqiri ka paralajmëruar se do të qëndrojë ne Serie A, mirëpo ofertat e vazhdueshme që vijnë nga kampionati anglez e sidomos nga Liverpooli edhe mund t’ia ndryshojnë mendjen yllit kosovar të futbollit. Të dy futbollistët shqiptarë, si Shaqiri ashtu edhe Januzaj, pavarësisht se nuk kanë shumë minutazh në skuadrat e tyre, ata vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së disa skuadrave.

(Kosova Sot)