Danny Blind, trajner i ri i Holandës

  • 01 July 2015 - 18:18
Danny Blind, trajner i ri i Holandës

Danny Blind është trajneri i ri i Holandës. 

Pas dorëheqjes së papritur të Guus Hiddink, Federata Holandeze e Futbollit nuk humbi kohë për të gjetur drejtuesin e ri të stolit të portokallinjve duke ja besuar të ardhmen e “Tulipanëve”, ish mbrojtësit të Ajax dhe kombëtares. Për Blind kjo do të jetë përvoja e parë në një ekip kombëtar, ndërkohë që ka drejtuar më parë Ajaxin si trajner, duke fituar në vitin 2006 një Kupë të Holandës.

Së fundmi, Blind ka punuar si drejtues në radhët e klubit të harkëtarëve. Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2018 me Federatën Holandeze dhe objektivi kryesor do të jetë kualifikimi direkt i Holandës për në Euro 2016 dhe më pas pse jo dhe fitimi i turneut. Aktualisht Holanda renditet e 3-ta në Grupin A eliminator, duke qenë pesë pikë pas kryesuesve të Islandës dhe 3 pas Republikës Ceke. Që nga përfundimi i Botërorit të vitit 2014, ku Holanda u rendit e treta, kombëtarja e “Tulipanëve” ka luajtur në total 10 ndeshje duke regjistruar 4 fitore, 1 barazim dhe pesë humbje.