Migjen Basha i hapur për ofertat

  • 02 July 2015 - 08:41
Migjen Basha i hapur për ofertat

Migjen Basha pasi përshëndeti Torinon, ekip ku luajti për disa edicione ka sqaruar dëshirën e tij për të vijuar karrierën e tij jashtë Italisë. Mesfushori i Kombëtares ka folur për gazetën “Tuttosport”. “Ndjehem mirë në Itali, por nëse do të ketë oferta në kampionate të tjerë do të ishte një shtysë, ndoshta nga Turqia apo Gjermania. Jam i hapur për çdo përvojë të re. Te Torino kam kaluar edicione pozitive. Ky ekip do të jetë gjithmonë në zemrën time”, ka thënë 28-vjeçari. Sipas medieve italiane për të interesohet Lille, në Ligën e Parë në Francë, por vëzhgohet edhe nga disa skuadra në Itali. Migjen Basha ka luajtur me disa ekipe italiane prej vitit 2006. “Do të doja të shpresoja, por e di se ka përfunduar epoka ime këtu. Pas riaftësimit nga lëndimi, unë kisha rastin të luaja në mungesë të Gazzit dhe Vivez. Në futboll, si ashtu në jetë, gjithçka ka një fillim dhe një mbarim”, theksoi Basha. Ai është edhe pjesë e rëndësishme e Kombëtares shqiptare dhe ishte titullar në fitoren 1:0 ndaj Francës.

(Kosova Sot)