Edhe Cesena pas Ujkanit

  • 02 July 2015 - 08:43
Edhe Cesena pas Ujkanit

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, mund të paraqitet me fanellën e Cesena-s në edicionin e ri 2015/16. Interesimin për portierin e Kosovës e kanë bërë të ditur mediumet italiane. Ujkani 26-vjeçar ka njoftuar se më nuk është pjesë e skuadrës së Palermos. Interesim për ish-portierin e kombëtares së Shqipërisë kanë shprehur disa skuadrave evropiane nga shtete si Italia, Turqia e Belgjika. Ujkani edicionin e fundit në kampionatin italian, Serie A zhvilloi vetëm tri paraqitje. Ai ka kohë që nuk llogaritet pjesë e ekipit bazë të Palermos, që në vitet e fundit e ka huazuar kryesisht në Novara. Sampdoria, Bursaspor dhe Bologna janë skuadrat tjera të interesuara për Ujkanin.

(Kosova Sot)