Van Dijk darkon me lojtarët e Chelseas (Foto)

  • 08 December 2016 - 19:41
Van Dijk darkon me lojtarët e Chelseas (Foto)

Një prej lojtarëve më të përfolur për afatin kalimtar të janarit Van Dijk është afër Chelseas.

Van Dijk po i befason të gjithë skuadrat evropiane, por më shumë ato të Premier Ligës të cilët duan ta kenë atë në radhët e veta.

Mbrojtësi i Southamptonit së fundi ishte duke darkuar me lojtarët e Chelseas, David Luiz dhe Cesar Azpilicueta, gjë që le të kuptohet se ai mund t’i bashkohet Bluve të Londrës.

Përveç Chelseas që ka shpreh interesim për mbrojtësin holandez, edhe skuadra si Manchester United, Liverpool dhe City janë të interesuar për të.

(Kosova Sot)