Lahm: Nuk rikthehem në kombëtare

  • 02 July 2015 - 16:12
Lahm: Nuk rikthehem në kombëtare

Philipp Lahm nuk do të rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë.

Lajmin e bën të ditur vetë ish kapiteni i kampionëve të Botës, i cili thekson se nuk do ta rimendojë vendimin e marrë disa muaj më parë.

Pavarësisht presionit të tifozëve dhe mediave, mbrojtësi beson se aventura e tij me fanellën e Gjermanisë është mbyllur një herë e përgjithmonë.

“Nuk do të kthehem sërish. Ata që më njohin e dinë shumë mirë se kur marr një vendim nuk ka kthim pas. Nuk ka moment më të mirë për t’u tërhequr se sa kur ke fituar Botërorin kundër një skuadre si Argjentina në Maracana. Jeta ime private është më e rëndësishme se profesioni. Lindja e dy djemve dhe fitorja e Kupës së Botës janë momente vendimtare në jetën time", u shpreh ai.

Lahm nuk i kursen lëvdatat edhe për Kombëtaren e Brazilit që pas disfatës 7-1 po kalon një nga momentet më të vështira të historisë.