Dzeko drejt Romës

  • 03 July 2015 - 12:54
Dzeko drejt Romës

Mediat britanike shkruajnë se futbollisti i Manchester Cityt, Edin Dzeko pritet të largohet nga kjo skuadër pasi tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Romën.

Raportohet se City po kërkon 20 milionë paund për Dzekon, i cili ka shënuar 72 gola në 189 paraqite për klubin që kur arriti në janar të vitit 2011 për 27 milionë ndërsa këtë sezon ai shënoi vetëm gjashtë gola në të gjitha garat dhe ku startoi vetëm në 11 prej tyre, transmeton albeu.

Skuadra angleze nuk e sheh të pamundur largimin e bosnjakut nga skuadra ndërsa njoftohet se Dzeko ka arritur marrëveshje katërvjeçare me Romën.