Ja premtimi i Bacca-s për tifozët e Milanit

  • 03 July 2015 - 18:56
Ja premtimi i Bacca-s për tifozët e Milanit

Përforcimi i ri i Milanit, Carlos Bacca ka premtuar se do ta kthejë ekipin në nivel të lartë.

Sulmuesi kolumbian iu bashkua Rossonerëve nga Sevilla, dhe ka parashikime të mëdha tek ekipi i ri.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në një klub të madh si Milan”, deklaroi Bacca për të përditshmen kolumbiane “El Tiempo”.

“Mezi pres ta vesh fanellën e Milanit dhe të jap maksimumin. Dua ta rikthej ekipin atje ku e ka vendin”, u shpreh ai.