Costa: Ftesë Turanit te Chelsea

  • 03 July 2015 - 20:38
Costa: Ftesë Turanit te Chelsea

Sulmuesi i Chelseas, Diego Costa dëshiron që Arda Turan të transferohet te skuadra e Chelseas gjatë kësaj vere.

“Do të ishte fantastike që të luaja përsëri përkrah Ardas”, tha Costa për Bugun.

“Arda e bën gjithçka të duket e lehtë në fushë. Arda, Filipe dhe unë do të funksiononim perfekt”.

“Arda është një njeri i shkëlqyer. Ai na ftoi shumë  herë për të ngrënë në shtëpinë e tij. Mua më pëlqen shumë kebabi i tij. E gjithë skuadra do të shkonte në shtëpinë e tij për të ngrënë buk”, përfundoi Costa.