S'përmbahet Man.Utd! 170 mln euro për sulmuesin gjerman

  • 04 July 2015 - 15:28
S'përmbahet Man.Utd! 170 mln euro për sulmuesin gjerman

Manchester United është duke përgatitur një ofertë të jashtëzakonshme për blerjen e reprezentuesit gjerman, Thomas Muller.

Sipas “talkSPORT”, gjiganti nga Premierliga ka identifikuar Mullerin si përforcimin e nevojshëm në Old Trafford.

Dhe, për transferimin e gjermanit, United ka bërë gati një kontratë pesëvjeçare me rrogë të lartë që së bashku me çmimin e blerjes do të arrinte shifrën e 170 milionë eurosh.

Mirëpo, Muller së fundmi ka deklaruar se nuk planifikon të largohet nga Allianz Arena.