Ndizet merkato në NBA, Jordan kalon te Dallas

  • 04 July 2015 - 16:50
Ndizet merkato në NBA, Jordan kalon te Dallas

Merkato në Nba ka nisur të marrë formë. Që prej 1 Korrikut shumë basketbollistë cilësorë janë shndërruar në lojtarë të lirë, dhe janë vënë në kërkim të destinacioneve të reja. I pari nga emrat e mëdhenj që e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij është DeAndre Jordan. 26-vjeçari, i cili nuk rinovoi me Los Angeles Clippers ka zyrtarizuar kalimin e tij te Dallas Mavericks.

Mes kalifornianëve dhe teksanëve ishin këta të fundit ata që buzëqeshën, sepse DeAndre Jordan ose Shaq O’Neil i ri siç kanë filluar ta quajnë në Dallas për shkak të fizikut të tij, firmosi një kontratë 4-vjeçare me Mavericks nga e cila do të përfitojë në total 80 milionë dollarë.

La Clippers tashmë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të kërkojnë zëvendësuesin e Jordan që mund të jetë njëri mes Stoudemire dhe Hibbert. Mund të buzëqeshë edhe San Antonio Spurs që pas Tim Duncan ka arritur të rinovojë edhe me një tjetër yll si Kawhi Leonard.

Talenti 24-vjeçar firmosi një kontratë që do ta lidhë me San Antonion edhe për 4 sezonet e ardhshme nga e cila do të përfitojë 90 milionë dollarë.