Granit Bajraliu fitues i turneut "Dielli Open"
Tenisti prishtinas, Granit Bajraliu, është fitues i turneut tradicional "Dielli Open" që u mbajt n kryeqytet.
Bajraliu në finale e mposhti pas dy setesh Burim Bytyçin, 6:4, 6:1. Derisa në setin e parë loja ishte mjaft e barabartë, në setin e dytë Graniti ishte dukshëm më i mirë dhe me meritë iu gëzua trofeut të këtij turneu. Kjo ishte fitorja e parë e Granit Baraliut, pas tetë finaleve të humbura. Do theksuar se këtë duel të tenisit e ndjeku nga afër edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e cila në fund edhe ia dorëzoi trofeun Granit Bajraliut.