Debatik Curri në bisedime me Shkëndijën

  • 06 July 2015 - 08:59
Debatik Curri në bisedime me Shkëndijën

Shkëndija e Tetovës pas përforcimeve të arritura gjatë këtij viti, repart pak më i dobët i ngeli vetëm mbrojtja. Por, si duket trajneri Shpëtim Duro është duke menduar ta krijojnë  “murin e gjallë” të pakalueshëm të kuqezinjve të Tetovës.  Sipas medieve shqiptare në Maqedoni,  Shkëndija është në bisedime me lojtarin e Kombëtare Shqiptare, Debatik Curri i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Tiranës. Curri është një mesfushor defensivë mjaft i fuqishëm me një eksperiencë të madhe edhe në kampionate tjera ndërkombëtare. Pronari i klubit Lazim Destani këtë vit ka vendosur ta shqiptarizoj Shkëndijën, duke bërë tri përforcime të mëdha shqiptare ku edhe numri i lojtarëve shqiptarëve në skuadër tash është dukshëm më i madh se i futbollistëve të huaj.

(Kosova Sot)