Zyrtare: Nani transferohet te skuadra turke

  • 06 July 2015 - 11:31
Zyrtare: Nani transferohet te skuadra turke

Portugezi i Manchester United, Louis Nani është transferuar te skuadra turke Fenerbahce. Ish ylli i United është shprehur i lumtur për këtë kalim derisa ka thënë se kjo është një mundësi e re për të.

“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu tani. “Kjo është një mundësi e re në karrierën time. Dua të jem i suksesshëm. Fenerbahce është një skuadër që është njohur çdo herë. Fenerbahce është një skuadër që synon shumë”, ka deklaruar Nani.

(Kosova Sot)