Alban Meha tregon pse zgjodhi Konyasporin

  • 07 July 2015 - 14:34
Alban Meha tregon pse zgjodhi Konyasporin

Alban Meha u transferua në futbollin turk rreth një muaj më parë. Ai përfundoi aventurën me Paderbornin, i cili duhet të luajë në Bundesliga 2 këtë sezon. Kjo është dhe një nga arsyet se pse mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë nuk qëndroi në Gjermani, transmeton albeu.
Në daljen e tij të parë, i kontaktuar nga mediat turke, ai u shpreh se projekti i Konyaspor-it e bindi që të firmosë.
“Kam pasur shumë oferta nga disa skuadra prej Bundesligës. Megjithatë po vendosa të nënshkruaj këtu, pasi projekti i ekipi më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë dhe kjo është arsyeja pse jam këtu”, deklaroi Meha.