< Panucci nënshkruan kontratë, por jo te Shqipëria - Sport - Kosova Sot
Panucci nėnshkruan kontratė, por jo te Shqipėria

Panucci nėnshkruan kontratė, por jo te Shqipėria

Të gjithë tifozët shqiptarë presin momentin e firmës në kontratë të Kristian Panuçit për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit. Por për momentin, e vetmja firmë që ish-futbollisti i njohur italian ka hedhur, është ajo në kontratën e tij si opinionist sportiv.

I punësuar apo jo te Shqipëria, Panuçi gjatë sezonit 2017-2018, do t’i kushtojë mesjavat Ligës së Kampioneve. “Mediaset Premium” ka bërë të ditur se kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Shqipërisë do të jetë opinionist në studio në mesjavë në emisionin “Speciale Champions League”, përkrah Arrigo Sakit, Paolo Rosit dhe Alesio Takinardit.

Panuçi bashkëpunon prej disa vitesh me “Premium Sport”, duke qenë opinionist në studio apo edhe në stadium gjatë ndeshjeve të rëndësishme. Falë këtij “dypunësimi”, ai ka rënë dakord me FSHF-në për kërkesa më të ulëta financiare se sa disa emra më të njohur.

Edhe Xhani De Biazi, gjatë viteve të fundit, ka qenë i punësuar paralelisht si opinionist te “RSI” në Zvicër për Ligën e Kampioneve dhe “TV8” në Itali për Ligën e Europës.

 (Kosova Sot)

 

21 orë e 13 minuta më parë