Aubameyang largohet nga treningu si i ‘ftohur’, mediat aludojnë në transferimin e tij te Milani (Foto)

  • 13 August 2017 - 13:07
Aubameyang largohet nga treningu si i ‘ftohur’, mediat aludojnë në transferimin e tij te Milani (Foto)

Vetëm disa orë pasi deklaroi publikisht se ai do të donte një lëvizje në Milan, por se klubi italian po flenë, Pierre-Emerick Aubameyang u largua nga treningu i Borussia Dortmundit.

Zyrtarisht, reprezentuesi i Gabonit u largua nga sesioni i treningut këtë mëngjes pas vetëm 30 minutash për shkak të “një ftohjeje të lehtë”.

Ai dukej mirë natën e kaluar kur mbajti një ‘livestream’ përmes mediave sociale, kur ai iu përgjigj në italisht mbështetësve të Rossonerëve.

e.

🤒 @Aubameyang7 fehlte heute aufgrund einer leichten Erkältung beim Training.

Kjo ka bërë që mediat të dyshojnë se Aubameyang dëshiron të kthehet në San Siro, klub i cili i largohet drejt Saint Etiene për vetëm 1.8 milionë euro.

“Do të doja të kthehesha, por nëse ata flenë, çfarë mund të bëj?”, ka thënë Aubameyang.

(Kosova Sot)