“Askush nuk është më i madh se klubi”

  • 17 August 2017 - 11:29
“Askush nuk është më i madh se klubi”

Ousmane Dembele është afër transferimit në “Camp Nou”.

Mbrojtësi i Borussia Dormtundit, Sokratis Papastathopoulos, ka thënë se Ousmane Dembele duhet ta kuptojë se asnjë lojtarë nuk është më i madh se klubi.

Dembele vazhdon të mos stërvitet me klubin gjerman dhe raportohet se është shumë afër transferimit në “Camp Nou” te Barcelona.

“Ousmane djalë i mirë. Por, ai duhet të kuptojë se asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi”, u shpreh ai. 

(Kosova Sot)