Kasami mund të rikthehet në Serie A

  • 20 August 2017 - 16:42
Kasami mund të rikthehet në Serie A

Pajtim Kasami do të largohet nga kampionët e Greqisë Olympiacos.

Një gjë e tillë tanimë është e sigurt pasi trajneri shqiptar Besnik Hasi nuk llogaritë në shërbimet e tij.

E ardhmja e mesfushorit shqiptar u lidh me kampionatin zviceran ku Grasshopper këmbëngulte për transferimin e tij.

Por tani anësori ka edhe një ofertë tjetër ku mund të rikthehet në kampionatin italian Serie A.

Është skuadra e ngjitur në elitën e futbollit italian, Spal që ka kontaktuar agjentin e lojtarit.

Spal i ka ofruar Kasamit kontratë dy vjeçare dhe një vend në formacionin bazë nëse tetovari pranon transferimin tek ta.

(Kosova Sot)