“Nëse duam që Messi me qenë i lumtur në Barcelonë, duhet ta largojmë Bartomeun” (Foto)

  • 20 August 2017 - 20:43
“Nëse duam që Messi me qenë i lumtur në Barcelonë, duhet ta largojmë Bartomeun” (Foto)

Joan Laporta kërkon që Bartomeu të largohet nga Barcelona.

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është i shqetësuar për situatën aktuale në Barcelonë dhe frikësohet se Leo Messi mund të largohet nga “Camp Nou”.

Ka disa muaj që është bërë zyrtare rinovimi i kontratës së pesë herë fituesit të “Topit të Artë” me Barcelonën, por deri më tani Messi nuk e ka hedhur të zezën mbi të bardhë.

Kjo po e shqetëson Laportan, i cili për situatën aktuale e ka akuzuar presidentin, Josep Maria Bartomeu.

“Nëse duam që Messi me qenë i lumtur në Barcelonë, duhet ta largojmë Bartomeun”, ka shkruar Laporta në “Twitter” ku ka nisur fushatë kundër presidentit aktual. 

(Kosova Sot)