< ‘Receta’ e Valverdes, mesfushorët që shënojnë gola - Sport - Kosova Sot
‘Receta’ e Valverdes, mesfushorėt qė shėnojnė gola

‘Receta’ e Valverdes, mesfushorėt qė shėnojnė gola

Një nga shumë arsyet se pse Barcelona ka pasur sukses në këtë fillim është se Ernesto Valverde i ka futur në lojë mesfushorët.

Mesfushorët kanë numra më të mirë se në kohën e Luis Enrique.

Lojtarët e mesfushës kanë shënuar shtatë gola deri më tani: Denis Suarez (dy), Paulinho (dy), Rakitic, Sergi Roberto dhe Busquets (nga një).

Paulinho, po tregon vetën te Barcelona

Në sezonet e mëparshme kur ishin zhvilluar 11 ndeshje, kishte shënuar më pak pasi tre gola kishin shënuar në sezonin 16/17 dhe 14/15, ndërsa në sezonin 15/16 vetëm dy.

Mesfusha e ka ndihmuar edhe Lionel Messin, që ka shënuar 14 gola.

Messi po tregon se mbetet njeriu kryesor te Barca

Por nga ky sistem ka vuajtur Luis Suarez, i cili e ka gjetur portën dy herë.

Ndërsa sulmuesit tjerë sio Dembele, Deulofeu, Alcacer dhe Turan, ende nuk e ka gjetur portën.

(Kosova Sot)

12 orë e 22 minuta më parë